Telenews

Provat për sulmin në Banjskë jashtë vendit, lënë pezull ngritjen e aktakuzës

Gëzhojat e plumbave e vrimat në autoblindën e Policisë së Kosovës, janë disa nga dëshmitë, që u panë disa ditë pas sulmit të 24 shtatorit që ndodhi në Banjskë të Zvecanit.

Madje edhe një pjesw e madhe  e armatimit që u gjet në këtë vend u ekspozua.

Por, për ngritjen e aktakuzës ndaj atyre që organizuan sulmin terrorist në të cilin u vra rreshteri Afrim Bunjaku, nuk po mjaftojnë këto.

Një prej shkaqeve që Prokuroria Speciale e Kosovës, ende nuk ka përfunduar aktakuzën, është edhe dërgimi jasht vendit i një numri të konsiderueshëm të provave për ekspertiza që nuk kryhen në vendin tonë.

Për këtë, siç ka mësuar televizioni, mes provave ku përfshihën edhe disa prej armëve që ishin gjetur në vendin e ngjarjes, ato janë dërguar në shtete si SHBA e Gjermania, por edhe në rajon, në shtete si Maqedonia e Veriut.

Për vonesat në ngritjen e aktakuzës,  në veçanti pas marrjes së përgjegjësisë për sulmin nga ish-kreytari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq, në adresë të Prokurorisë Speciale vazhdimisht kanë shkuar kritika nga ana e ekzekutivit.

Por, Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi thotë se në vend se të kritikohet prokuroria, do të duhej të bëheshin investime në laboratorët që nuk janë funksionalë.

“Kjo qeveri qe 4 vite fatkeqësisht nuk po arrin që ti funksionalizojë, dmth institutet që kanë të bëjnë me Forenzikën, apo edhe institutet e tjera që në një farë mënyre do ua lehtësonin punën prokurorëve, vetëm për informatë rasti Banjska psh, i cili është, le të themi që ende nuk ka aktakuzë, mund të themi që prokurorët në këtë rast e kanë të pamundur për ta bërë aktakuzën sepse një numër i madh i provave janë dërguar në shtetet të ndryshme, qoftë në Amerikë, qoftë në Gjermani, Maqedoni apo shtete të tjera për ti bërë vereifikimin e provave dhe dëshmive të caktuara, për arsye se institucionet në Kosovë nuk mund ta bëjnë këtë për shkak të dështimit të qeverisë”, ka deklaruar Miftaraj.

Kompleks për ta hetuar këtë rast e sheh ish koloneli i Policisë së Kosovës, Rrahman Sylejmani, i cili thotë se megjithatë, i njëjti duhet trajtuar më urgjencë të lartë nga të gjitha institucionet.

Kjo pasi sipas Sylejmanit, mos ngritja e aktakuzës, mund të qojë në përsëritje të sulmeve.

“Cfarë ekzaminimesh kanë kërkuar jashtë nëse kanë kërkuar, nëse e kërkoni me urgjencë po bëhen 8 muaj, hajde nuk kanë mundur të kruhen për një muaj për dy për pesë, tash derisa nuk janë transparentë, lënë dyshime se aty nuk është duke u kryer një punë e mirëfillt, dhe kjo vetëm se po zhagitet dhe po kontribon në tensionimin e situatës në veri atje dhe tani vetëm se ndodhemi para një sulmi të tillë që mund të përsëritet prapë”, ka deklaruar Sylejmani.

Lidhur me këtë temë, Televizioni ka kërkuar përgjigje edhe nga Ministria e Drejtësisë, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

Përndryshe, laboratori i toksikologjisë në Institutit e Mjeksisë Ligjore, është jashtë funksionit që nga dhjetori i vitit 2022.

source

Të ngajshme

Asociacioni hap kryesor – Osmani i uron vizitë të suksesshme, nēnaektetares Allen

Kurti në takim me Allen shpreh shqetësimin për kërcënimet nga Serbia dhe lënien në liri të Radoiçiqit

Çfarë dihet deri tash për arratisjen e Enver Sekiraqës?