Telenews

Pse janë dhënë 64 minuta kohë shtesë në katër ndeshjet e para të Kampionatit Botëror

Është shpjeguar pse ka pasur një sasi rekord të minutave shtesë në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Në katër ndeshjet e para dhe në vetëm dy ditë nga starti, janë dhënë 64 minuta shtesë.

Çdo ndeshje ka kaluar mbi 100 minuta, me 24 minuta të pabesueshme kohë shtesë në mposhtjen 6-2 të Anglisë ndaj Iranit në Doha.

 

14 minuta u dhanë në fund të pjesës së parë, por kjo ishte pjesërisht nga një lëndimi brutal i pësuar nga portieri iranian, Alireza Beiranvand.

Megjithatë, në pjesën e dytë u shtuan edhe dhjetë minuta dhe ndeshja zgjati 117 minuta e 16 sekonda.

Barazimi 1-1 mes Shteteve të Bashkuara dhe Uellsit pati 10 minuta e 34 sekonda të shtuara në pjesën e dytë, duke çuar ndeshjen në 104 minuta e 34 sekonda.

Lëndimet, zëvendësimet dhe festimet e golave ​​kanë qenë një faktor, por France Info thotë se zyrtarët tani po ndjekin udhëzimet zyrtare të FIFA-s për kohën shtesë.

 

Ideja është të zvogëlohet humbja e kohës dhe të lejohet që topi të jetë në lojë për një periudhë më të gjatë kohore.

Pierluigi Collina, arbitri legjendar dhe tani kreu i komitetit të arbitrave të FIFA-s, diskutoi qasjen e re javën e kaluar.

“Në Rusi, ne u përpoqëm të ishim më të saktë në kompensimin e kohës së humbur gjatë ndeshjeve dhe kjo është arsyeja pse ju patë gjashtë, shtatë apo edhe tetë minuta të shtuara”, tha italiani për ESPN.

 

“Mendo pak: nëse ke tre gola në gjysmë, ndoshta do të humbasësh katër ose pesë minuta në total për festimet dhe rifillimin.

“Ajo që duam të bëjmë është të llogarisim saktë kohën e shtuar në fund të çdo pjese. Mund të jetë zyrtari i katërt që e bën këtë, ne ishim të suksesshëm në Rusi dhe presim të njëjtën gjë në Katar”.

Ish-mbrojtësi i Anglisë, Jamie Carragher, ka mbështetur metodën e re dhe beson se është një ndryshim pozitiv.

Ai shkroi në Twitter: “Duke shijuar sasinë e kohës që po shtohet nga zyrtarët në #QatarWorldCup2022, ka shumë kohë të humbur në futboll!”. /TeleNews.al/

Të ngajshme

PSG nxjerr në shitje dy sulmuesit e tyre

Valjeta Turkaj

Dhjetë klubet më të vlefshme në botë sipas Forbes – gjashtë anglezë në listë, por asnjëri i pari

Valjeta Turkaj

Fushë Kosova shpallet kampione në Beach Volley për U22

Valjeta Turkaj