Telenews

“Pse spo i lypni 300 euro”, Kurti i ashpër me Rrahman Jasharin, i quan absurde kërkesat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka folur për mos fillimin e vitit të ri shkollor. Ai tha se “përderisa qeveria kujdeset për arsimin, arsimtarët duhet të kujdesen për fëmijët”.

Kurti, para mediave tha se “kërkesat legjitime, racionale janë për dialog”, ndërsa shtoi se “kërkesat absurde nuk mund të hasin në mirëkuptimn tonë”

“Koeficienti për mësimdhënësit është më i mirë se në të kaluarën dhe në kohën që sindikata pati bërë grevë që të përmirësohet. Do t’i vlerësojmë sipas performancës së tyre. Reformat në arsim janë reflektuar edhe në buxhet, përderisa qeveria kujdeset për arsimin, arsimtarët duhet të kujdesen për fëmijët. Në vend që t’i bëhet grevë e bojkot qeverisë, të bashkëpunojnë që fëmijët të jenë të edukuar dhe arsimuar”, tha Kurti.

Ai u bëri thirrje drejtorëve të arsimit që “asnjëri prej tyre të mos u bëjë trysni drejtorëve të shkollave apo arsimtarëve që të mos mbajnë mësimin”.

Ndër të tjerash, Kurti pyeti: “Kur dikush thotë dua 100 euro, pyetja është pse jo 300? Pse veç 100?”

“Kur dikush thotë dua 100 euro, pyetja është pse jo 300? Pse veç 100. Planifikimet nuk bëhen pa menduar. Kemi buxhet 3 milionë. Ka dialog social, ministrja  e MASHT tri herë ka takuar Jasharajn. Unë e kam taku disa herë kryetarin e BSPK’së. Kërkesat legjitime, racionale janë për dialog. Kërkesat absurde nuk mund të hasin në mirëkuptimin tonë. Mua më vjen keq por realiteti dhe mundësitë janë të këtilla.”

Të ngajshme

Alarm në shkollën e fëmijëve të Harry-t dhe Meghan-it, çfarë ndodhi pas shfaqjes së fotografëve?

Rrezarta Ramaj

Videoklipi i Don Xhonit, jep dorëheqjen drejtori i “Makedoniumit”: Ndjej përgjegjësi morale, ishte lëshim i paqëllimshëm

Rrezarta Ramaj

Gjermani: Besimi ndaj shtetit në nivelin më të ulët

Rrezarta Ramaj