Telenews

‘Pse të nervozoi presidentja’, kështu përgjigjet Kurti për tensionin me Vjosa Osmanin

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot është pyetur lidhur me momentin e djeshëm ku është parë në një diskutim të tensionuar me presidenten Vjosa Osmani.

Kurti ka thënë se zëdhënësi i Qeverisë, Perparim Kryeziu, ka treguar se çfarë kishte ndodhur mes tyre.

“S’ka të bëjë më atë, ka folur Perparim Kryeziu pse është”, ka thënë Kurti, i pyetur pse të nerovozi presidentja.

Kryeziu dje duke parë raportimet e mediave, ka shkruar se diskutimi mes Kurtit dhe Osmanit ka qenë lidhur me avokatin e Popullit, Naim Qelaj dhe fjalën e këtij të fundit në mbledhjen e Këshillit për Demokraci.

“Në fjalën e tij sot në mëngjes, në mbledhjen e Këshillit për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut, Kryeministri Albin Kurti, përveç tjerash, tha se 10 ligje të Kuvendit që përbëjnë reforma tejet të rëndësishme në përputhje me ndryshimin e madh demokratik zgjedhor të shkurtit 2021 me slloganin “Drejtësi dhe Punësim”, janë të ngujuara, të rrëzuara ose të deformuara te Gjykata Kushtetuese. Kur pas Kryeministrit e mori fjalën Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ai filloi të përsiatej qysh po mendon ta dërgojë edhe një ligj tjetër në Gjykatën Kushtetuese, kësaj radhe Ligjin e ri për Zgjedhje, që u votua në lexim të dytë në Kuvend sivjet më 8 qershor, u shpall në gazetën zyrtare më 3 korrik dhe hyri në fuqi më 18 korrik 2023. Në atë xhirim shihet Kryeministri Kurti duke i folur Presidentes Osmani për Avokatin e Popullit Qelaj dhe këtë çështje të fjalës së tij”, ka shkruar dje Kryeziu.

Të ngajshme

Aksident mes dy veturave në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, lëndohen dy persona

KushtrimGuraj

Osmani takon shefin e OSBE-së në Kosovë, flasin për konstituimin e institucioneve

Valjeta Turkaj

Çfarë i bën Lojërat Mesdhetare të veçanta dhe pse Prishtina është në qendër të vëmendjes?

Valjeta Turkaj