Paris Saint-Germaini është afër që të bëhet me trajner të ri, pasi Mauricio Pochettino pritet që të largohet.
Derisa raportohej që Zinedine Zidane do e marrë drejtimin e kampionëve të Francës, tashmë situata ka ndryshuar krejtësisht – transmeton Gazeta Express.
Gazetari i njohur dhe eksperti i tregut të transferimeve, Ginaluca Di Marzio, ka raportuar se PSG është afër emërimit të Christophe Galtierit në pozitën e trajnerit.
Galtier nuk është emër i njohur shumë në futbollin evropian, përveçse në atë francez.
55-vjeçari nga viti i kaluar është trajner te Nice, teksa më herët ka drejtuar edhe dy skuadrat tjera nga Ligue 1 e Francës, Lille dhe Saint-Etienne. /Gazeta Express/
PSG are close to appointing Christophe Galtier as their new head coach.
(Source: @DiMarzio) pic.twitter.com/XVLvGQi3FQ
— Transfer News Live (@DeadlineDayLive) June 14, 2022
The post PSG me lëvizje të befasishme, afër marrëveshjes me trajnerin e “panjohur” francez appeared first on Gazeta Express.

