Paris
Saint-Germaini e ka ndërmend t’i ndajë rrugët me Maurichio Pochettinon.
Kjo
pasi gjiganti parisien po mundohet ta angazhojë trajnerin Zinedine Zidane, me të
cilin është në negociata të avancuara.
Por, parisienëve do t’ju kushtojë shtrenjtë ndarja me trajnerin argjentinas.
Mediumi francez “L’Equipe” shkruan se largimi i ish-trajnerit të Tottenhamit do t’i kushtonte klubit të Al-Khelaifit plot 15 milionë euro, përcjell “Gazeta Express” .
Edhe
pse Pochettinos i është dhënë lajmi për shkarkimin e tij, i cili nuk është bërë
ende zyrtar, do të pritet të definohet situata me Zinedine Zidane, i cili në orët
e fundit duket të jetë më larg “Parkut të Princave” pasi thuhet se po pret të bëhet
selektor i Kombëtares së Francës.
PSG-ja
po e kërkon një trajner me të cilin mund ta fitojë Ligën e Kampionëve. /Gazeta
Express/
The post PSG-së do t’i kushtojë shtrenjtë ndarja me Pochettinon, zbulohet shuma appeared first on Gazeta Express.

