Telenews

Publikohen pamjet e ceremonisë së varrimit të stilistit Festim Isufi – bashkëshortja e tij Rina u shfaq me dorë të fashuar në lamtumirën e fundit

publikohen-pamjet-e-ceremonise-se-varrimit-te-stilistit-festim-isufi-–-bashkeshortja-e-tij-rina-u-shfaq-me-dore-te-fashuar-ne-lamtumiren-e-fundit

Të shtunën, më 10 maj 2025, qyteti i Gjilanit i dha lamtumirën e fundit stilistit të njohur kosovar, Festim Isufi, i cili humbi jetën në rrethana tragjike një ditë më parë në banesën e tij në “Rrugën B” të Prishtinës.

Pamjet nga ceremonia mortore u transmetuan në kronikën e emisionit “Prive”, ku shihej një numër i madh njerëzish të mbledhur për t’i dhënë nderimet e fundit dizajnerit të ndjerë. Familjarë, miq, kolegë dhe figura publike ishin të pranishëm për të përshëndetur për herë të fundit njeriun që la gjurmë të thella në botën e modës kosovare.

Në varrim ishte e pranishme edhe bashkëshortja e tij, Rina Maloku, e cila u pa me dorën e fashuar – detaj që ngjalli vëmendje të madhe, pasi dyshohet se ajo ishte plagosur në një përplasje të mundshme mes çiftit, ngjarje që parapriu dyshimet për vetëvrasjen e stilistit.

Foto: Prive

Pjesë e ceremonisë ishte edhe modelja e njohur Agnesa Vuthaj, një ndër bashkëpunëtoret më të afërta të Festimit, e cila nuk i fshehu emocionet dhe dhimbjen për humbjen e një miku dhe kolegu të çmuar.

Ngjarja tragjike ka tronditur opinionin publik, ndërkohë që autoritetet ende nuk kanë dhënë detaje të plota për motivet e incidentit. Varrosja e Festim Isufit u bë pas namazit të ikindisë në varrezat e qytetit të Gjilanit.

Të ngajshme

Ka kohë që nuk është aktiv në rrjete, ja çfarë bëjnë fansat për Gjestin

KushtrimGuraj

Verona feston ditëlindjen, Buci emocionon me mesazhin plot dashuri

KushtrimGuraj

Zeshkan e me syze, ky është i dashuri simpatik i Ronela Hajatit

KushtrimGuraj