Telenews

Publikohet raporti “Pse qytetarët u detyruan ta blejnë vetë Remdesivirin?”

KDI po mban diskutimin për raportin “Pse qytetarët u detyruan ta blejnë vetë Remdesivirin? – Si dështoi MSH për të siguruar Remdesivirin për pacientët me COVID-19?”.
Agon Hysaj nga Instituti Demokratik i Kosovës tha se në Kosovë, përdorimi i remdesivir për trajtimin e pacientëve me COVID-19 u rekomandua përmes Udhërrëfyesit Klinik për Mrnaxhimin dhe Trajtimin e COVID-19. Procedura emergjente u inicua më 16 tetor të vitit 2020, ku dy kompani u ankuan, më pas tenderi është kthyer në rivlerësim.
“Gjatë gjithë kësaj kohe qytetarët vazhdonin të blenin vetë këtë produkt. Edhe pse MSh e ka anuluar tenderin, nuk ka pasur komunikim institucional. Tenderi është anuluar dhe spitalet kanë vazhduar ta përshkruanin remdesivirin”, ka thënë ai.
Më tej, ai shtoi se në qershor të vitit 2020 u nënshkrua kredia me institucionin Ndërkombëtar për Zhvillim, ku sipas marrëveshjes mjetet financiare që shpenzohen përmes prokurimit, i nënshtrohen Rregullave të Prokurimit të Bankës Botërore.
“Procedura e Prokurimit për blerje të remdesivir është zhvilluar vetëm në shtator të vitit 2021, janë blerë vetëm 7920 njësi me çmim 12.99 euro. Blerjet përmes UNOPS nuk janë fare transparente”, ka shtuar ai.
Ai ka rekomanduar që qytetarët të kërkojnë rimbursimin e barnave që kanë blerë gjatë kësaj periudhe.
Për këtë edhe deputeti Bekim Haxhiu ka ftuar qytetarët që të kërkojnë nga MSh që tu rimbursohen mjetet qe kanë shpenzuar.
“Nuk evidentohet që ka hyrë ndonjë bari remdesivir. Pyetja është si se si ka hyrë ky bari në vitin 2020. Si mundet që ta blejë një bari që nuk evidentohet në doganë”, ka deklaruar ai.
Anëtari i Komisionit për Shëndetësi, Shemsedin Dreshaj tha se vazhdon të përshkruhet për përdorim remdesiviri.
“Në treg ka pasur produkte me prejardhje të ndryshme. Remdesiviri është siguruar me çmime të ndryshme nga barnatore të ndryshme. Nuk ka qenë problemi vetëm me remdesivirin por edhe me produkte të tjera. Kostoja e trajtimit një pacienti që është trajtuar në spitale ka qenë 3 mijë”, ka deklaruar ai./KP

Të ngajshme

Ndërron jetë nëna e Edmond Lajqit, një ditë pasi djali ia vrau renë

Donat Hashani

Këshilli i Qarkut të Vlorës me falenderim të veçantë për Panairin Ndërkombëtar të Turizmit në Prishtinë

Donat Hashani

Kryetari i Ferizajt për rastin tragjik: Me forcën e ligjit do t’i japim dënim meritor dorasit

Hafize Elshani