Telenews

Punëtorët e Samsung në Korenë e Jugut hyjnë në grevë për herë të parë

Punëtorët e një ndër kompanive më të mëdha teknologjike në botë, Samsung Electronics në Korenë e Jugut, kanë filluar grevën e tyre të parë ndonjëherë të premten.

Negociatat për pagat e punëtorëve kanë qenë në vazhdim me sindikatat që nga janari, por nuk ka pasur përparim në arritjen e një marrëveshjeje.

“Greva e parë në Samsung Electronics po ndodh sot, me punëtorë që marrin pushime, dhe duket që shumë prej tyre janë të përfshirë”, ka thënë Son Woo-mok, një drejtues i sindikatës së punëtorëve.

Megjithatë, kompania ka deklaruar se ky veprim nuk do të ndikojë në prodhim dhe operacionet e tjera të biznesit.

Samsung Electronics është një prej liderëve në prodhimin e pajisjeve të mençura, duke përfshirë telefonat celularë, dhe një ndër pak prodhuesit e çipeve teknologjike që përdoren për funksione të ndryshme.

Rreth 10 punëtorë u paraqitën para zyrave të Samsung në Seul të premten, duke shprehur shqetësimet e tyre për pagën.

Disa prej tyre bërtitën: “Respektoni punën tonë. Ne nuk kërkojmë një rritje prej 6.5% ose një bonus prej 200%”.

Samsung Electronics është pjesë e konglomeratit Samsung Group, i cili është një faktor kyç në ekonominë e Koresë së Jugut, një nga ekonomitë më të mëdha në Azi.

source

Të ngajshme

Sa shpesh e ndërroni telefonin tuaj?

KushtrimGuraj

Google ‘anulon’ planet për të hequr “cookies” nga Chrome

KushtrimGuraj

Nëse dëshironi të fshehni numrin tuaj në WhatsApp, aplikacioni po punon në një veçori të tillë

KushtrimGuraj