Telenews

Punëtori bie nga kati i dytë në Fushë Kosovë, arrestohen dy zyrtarë të firmës

Një punëtor ka pësuar lëndime pasi është rrëzuar nga kati i dytë i një objekti derisa ishte duke punuar në vendin e tij të punës në Fushë Kosovë.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 8 maj 2026, rreth orës 16:40. Viktima, mashkull kosovar, pas aksidentit është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.

Lidhur me rastin, policia ka arrestuar dhe intervistuar dy persona në cilësinë e të dyshuarve – koordinatorin për siguri dhe përfaqësuesin juridik të firmës, shkruan kosovapress.

Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt. Rasti po hetohet nga organet kompetente.

Të ngajshme

Rama për raportet me Abdixhikun: Unë s’i kam prishur, i përmbahem marrëveshjes, s’lejoj me m’u përzi në kryeqytet –

KushtrimGuraj

Dyshohet për një person të vdekur te varrezat në Prizren –

KushtrimGuraj

Më 7 nëntor mbahet testi kualifikues për prokurorë të rinj, 453 kandidatë në provim –

KushtrimGuraj