Telenews

Punimet në mbindërtimin e një objekti në Ferizaj vazhdojnë pavarësisht ndalimit nga inspektorati

Punimet për mbindërtimin e një objekti në Ferizaj dyshohet se kanë vazhduar edhe pas vendimit për ndërprerjen e tyre, gjobave dhe kallëzimit penal ndaj investitorit.

Gentijan Murseli, ka publikuar edhe fotografi që, sipas tij, dëshmojnë se punimet kanë vazhduar.

Ai tha se gjatë muajve korrik dhe gusht 2026, ndaj investitorit janë ndërmarrë masa nga organet kompetente, përfshirë shqiptimin e gjobave dhe urdhërimin për ndërprerjen e punimeve.

“Inspektorati i Ndërtimit ka dalë në terren për të verifikuar pretendimet tuaja. Gjatë inspektimit është konstatuar se investitori nuk e ka respektuar vendimin për ndërprerjen e punimeve. Si rezultat i këtij konstatimi, është përpiluar kallëzim penal ndaj investitorit, i cili është dorëzuar në Prokurorinë Themelore në Ferizaj për procedim të mëtejmë”, thuhet në përgjigjen zyrtare të cituar nga Murseli.

Murseli ka shkruar se në rast është përfshirë edhe Inspektorati Qendror i Punës, i cili, sipas tij, kishte ndërmarrë hapa për ndalimin e punimeve për shkak të parregullsive të konstatuara më 3 korrik 2026.

Megjithatë, sipas Murselit, fotografitë e realizuara më 2 shtator 2026 tregojnë se në objekt kanë vazhduar punimet ndërtimore.

“Fotografitë e realizuara pas masës së ndalimit dhe ato të gjendjes aktuale tregojnë se punimet dyshohet se kanë vazhduar edhe pas vendimeve të inspektoratit, gjobave dhe referimit të rastit në Prokurorinë Themelore në Ferizaj”, ka shkruar ai.

Të ngajshme

Në pritje të drejtësisë/ Bajraktari takohet me bashkëshorten e Jakup Krasniqit

Yllka Gashi

Haxhiu liron nga detyra 18 gjyqtarët serbë

Yllka Gashi

Kraki: Përshëndes qasjen e Abdixhikut, logjika e komitave duhet të refuzohet

Yllka Gashi