Telenews

Punonjësit e “Ibër-Lepencit”, me asistencën e policisë, rrethojnë motelin “Jezero”, në zonën e Ujmanit

Punonjësit e ndërmarrjes publike “Ibër-Lepenci”, të asistuar nga Policia e Kosovës, kanë zhvilluar të enjten në mëngjes një aksion në zonën e Ujmanit, ku kanë rrethuar me shirit sigurie motelin “Jezero”.

Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes, në aksion janë angazhuar punonjës të “Ibër-Lepencit”, ndërsa në zonë është parë edhe prania e zyrtarëve policorë.

Aksioni vjen pasi ka skaduar afati që “Ibër-Lepenci” u kishte dhënë shfrytëzuesve të objektit për lirimin e pronës, për të cilën ndërmarrja pretendon se është uzurpuar.

Lidhur me rastin, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani, tha shkurt për Indeksonlinen se Policia e Kosovës vetëm ka asistuar gjatë veprimeve në “Ibër-Lepenc”, pa dhënë detaje të tjera.

Të ngajshme

Kurti i kërkon senatores amerikane që Bondsteel të bëhet bazë e përhershme ushtarake në Kosovë –

KushtrimGuraj

Ekstradohet nga Shqipëria një kosovar i dënuar me 11 vjet e 6 muaj burgim për vrasje

Yllka Gashi

Taulant Seferi përfshihet në formacionin e javës në Turqi

Yllka Gashi