Telenews

Putin reagon pas sulmit terrorist në Moskë

 

 

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se të gjithë ata që janë përgjegjës për sulmin e të premtes në sallën e koncerteve në Moskë, do të ndëshkohen.

Në një fjalim të shtunën lidhur me sulmin terrorist që ka lënë të vdekur të paktën 115 persona, Putini ka deklaruar se sulmuesit janë kapur duke u munduar të iknin drejt Ukrainës.

“Të gjithë përgjegjësit do të ndëshkohen”, ka deklaruar ai.

Putini ka thënë se armiqtë nuk do të arrijnë t’i ndajnë, derisa sulmin e ka quajtur “një akt barbar terrorist”.

“Armiqtë tanë nuk do të na ndajnë”, ka shtuar presidenti rus.

Ai ka shpallur një ditë zie për viktimat e sulmit në Moskë.

Të ngajshme

Austria ndan nga 500 euro për çdo fëmijë të lindur nga viti 2027 –

KushtrimGuraj

Kriza e financimit detyron OKB-në të ndërpresë ndihmat për 500 mijë njerëz në Gaza –

KushtrimGuraj

Kontrollojeni kuletën, disa monedha 2-euroshe mund të vlejnë mijëra euro

Rrezarta Ramaj