Telenews

Putini mbetet pa ‘rripin e zi’, Federata ndërkombëtare e Taekwondos ia heq atë!

Pas sulmeve të shtetit të Rusisë ndaj Ukrainës dhe një lufte e cila duket se po thellohet çdo ditë e më shumë, e gjithë bota vazhdon ta godasë me sanksione të ashpra shtetin e drejtuar nga Vladimir Putin.
Bota e sportit ka pasur një reagim të ngjashëm: Rusia u përjashtua nga kualifikimet për Kupën e Botës të futbollit të këtij viti dhe Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) u ka kërkuar federatave të përjashtojnë atletët nga Rusia, si dhe nga aleati i saj Bjellorusia.

‘Taekwondo Botërore’, e cila qeveris federatat ndërkombëtare për këtë sport, ishte e fundit që dënoi Putinin, duke thënë të martën se veprimet e Moskës ishin kundër vizionit të sportit: “Paqja është më e çmuar se triumfi”.
“Në këtë aspekt, Taekwondo Botërore ka vendosur të tërheqë rripin e zi të nderit që i është dhënë z. Vladimir Putin në nëntor 2013”, tha organi me bazë në Seul në një deklaratë zyrtare.
Ai shtoi se ngjarjet zyrtare të taekwondo-së nuk do të organizohen në Rusi apo Bjellorusi.
 

Të ngajshme

Yamal i bën dy kërkesa të mëdha Barcelonës, kjo do t’i lë të pakënaqur lojtarët tjerë

KushtrimGuraj

Ronaldo përjashton mundësinë që të bëhet trajner pas pensionimit nga futbolli

KushtrimGuraj

Real Madridi pas talentit holandez, Kees Smit në radar

Valjeta Turkaj