Telenews

PZAP-ja merr vendim për ankesën e Listës Serbe

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa i KQZ-së ka aprovuar ankesën e subjektit politik Lista Serbe në lidhje me moscertifikimin në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për votimet e 9 shkurtit, 2025.

PZAP-ja ka thënë në vendim se subjekti politik, së bashku me kandidatët politik i kanë plotësuar kushtet ligjore për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Paneli pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, qëndrimin dhe përfundimin e KQZ-së, nuk e ka pranuar si të drejtë dhe të ligjshëm një qëndrim të tillë, pasi i njëjti është në kundërshtim me dispozitat ligjore që i referohen aplikimit dhe certifikimit të subjekteve politike, të cilat duhet të plotësojnë në mënyrë që të marrin pjesë në zgjedhje.

“Në rastin konkret, Paneli vërtetoi se Lista Srpska, ka dorëzuar aplikimin e kompletuar, në përputhshmëri me nenet 16 dhe 17 të LZP-së, dhe KQZ-ja është e obliguar që të certifikojë çdo subjekt politik që plotëson kushtet e parapara ligjore”, thuhej më tej.

Në mbledhjen e KQZ-së të mbajtur të hënën, me votat e Vetëvendosjes nuk u certifikua Lista Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare.

Të ngajshme

Gjendet i pajetë 23-vjeçari pranë liqenit të Shkopetit, dyshohet se makina e tij ka rënë në ujë

Valjeta Turkaj

Ekskluzive: Kanoset polici në Lipjan – Profili falso publikon foton e tij dhe bashkëshortes me mbishkrimin: “Rritet numri i terroristëve në Kosovo Police”

Erzana Fazliu

Ngjarjet e ditës

Erzana Fazliu