Telenews

QËNDRIMI I KRYEMINISTRIT KURTI PËR TËRHEQJEN E 20% NGA TRUSTI

Kurti ka thënë se edhe ekspertët e FMN-së kanë dhënë vlerësimin se tërheqja e një pjese të parave nga Trusti nuk është zgjidhje.
“Kemi thënë edhe më herët edhe si opozitë në 2020, edhe 2021 në qeveri me Pakon e Ringjalljes Ekonomike e zbusim krizën, mirëpo nuk konsiderojmë që duke marrë nga pleqëria individuale e punëtorëve të tanishëm do të mund ta zgjedhim problemin. Edhe dy ekspertë të FMN-së e kanë dhënë vlerësimin se një zgjidhje e tillë nuk është zgjidhje”, ka deklaruar Kurti pasi bëri homazhe te busti i Zahir Pajazitit në Prishtinë.
Ndryshe, opozita është pro tërheqjes së një pjese të kursimeve pensionale nga Trusti.

Të ngajshme

“Monitor”: 18% e punëtorëve në Kosovë mezi e mbyllin muajin – në Shqipëri 39%

Valjeta Turkaj

Më këtë çmim do shitet sot nafta në Kosovë

Valjeta Turkaj

Publikohen çmimet e reja të derivateve në vend

Valjeta Turkaj