Kili dhe Venezuela e zhvilluan dje një ndeshje miqësore, por lajm i botës nuk u bë rezultati e as loja, por një mysafir i paftuar.
Në fakt, një qen i lezetshëm dhe i dashur përfundoi në fushën e blertë dhe për këtë arsye ndeshja u ndërpre përkohësisht për disa minuta.
DOG ON THE PITCH 🤗
(via @TNTSportsCL) pic.twitter.com/PMIjvbzzsq
— B/R Football (@brfootball) June 26, 2022
Futbollistet dhe referja iu afruan qenit, të cilin e ledhatuan dhe atij i pëlqente një gjë e tillë.
Në fund, njëra prej lojtareve e kapi atë dhe e largoi jashtë fushës së blertë.
Pa dyshim, ky ishte një moment i pazakontë, por edhe i këndshëm.

