Kamera e sigurisë e shtëpisë së një gruaje nga Kolorado e ShBA-së kapi video të momentit kur një ari i zi që endej nëpër lagjen e saj u përzu nga qeni i vogël i një fqinji.
Banorja e Castle Rock tha se kamera kapi video të ariut rreth orës 2:30 të mëngjesit të së mërkurës. Pamjet e tregojnë ariun duke ikur përtej shtëpisë së pronarit të kamerës.
Pak çaste më vonë, shkaku i shqetësimit të ariut zbulohet: një qenush që ndjek ariun.
Pronari i shtëpisë tha se qeni i përket fqinjit të saj.
Nga Kolorado Parks and Wildlife paralajmëruan banorët se arinjtë në shtet po bëhen më aktivë teksa përgatiten për hibernim.

