Telenews

Qenushi ndjek ariun duke e larguar nga lagjja (VIDEO)

Kamera e sigurisë e shtëpisë së një gruaje nga Kolorado e ShBA-së kapi video të momentit kur një ari i zi që endej nëpër lagjen e saj u përzu nga qeni i vogël i një fqinji.

Banorja e Castle Rock tha se kamera kapi video të ariut rreth orës 2:30 të mëngjesit të së mërkurës. Pamjet e tregojnë ariun duke ikur përtej shtëpisë së pronarit të kamerës.

Pak çaste më vonë, shkaku i shqetësimit të ariut zbulohet: një qenush që ndjek ariun.

Pronari i shtëpisë tha se qeni i përket fqinjit të saj.

Nga Kolorado Parks and Wildlife paralajmëruan banorët se arinjtë në shtet po bëhen më aktivë teksa përgatiten për hibernim.

 

 

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 26 gusht

Rrezarta Ramaj

​Një shtëpi dhe tri vetura digjen në kryeqytet, policia jep detaje

Yllka Gashi

62 gra të vrara nga familjarët në Kosovë që nga viti 2010

Yllka Gashi