Telenews

Qeveria dhe Sindikata s’merren vesh – edhe kjo javë nis me grevë

Greva do të vazhdojë edhe më tutje, ka bërë të ditur Sindikata e Arsimit, të dielën.

Kjo pasi, takimi i së shtunës në mes kryeministrit, Albin Kurtit dhe kryetarit të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Atdhe Hymolli, ka dështuar të realizohet zgjidhja.

Hymolli, të dielën iu ka kumtuar grevistëve që me Kurtin ka debatuar, por zgjidhje s’ka pasur.

Sindikata po kërkon 100 euro shtesa, ndërkaq Qeveria ka ndarë nga 50 euro shtesa për të gjithë punonjësit publikë.

Por kështu nuk mendon Mimoza Kusari-Lila, shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ajo ka thënë se “shkolla duhet të jetë vendi ku nesër do të takohen me mësimdhënësit”.

Greva ka nisur më 25 gusht dhe sindikata zotohet se nuk do të ndërpritet derisa të ju zbatohen kërkesat.

Të ngajshme

Priten vonesa në transportin publik për shkak të protestës

Rrezarta Ramaj

Vazhdojnë largimet nga LDK-ja për shkak të Gjykatës Speciale

Rrezarta Ramaj

Kryesia e PDK-së mblidhet në orën 10:00

Rrezarta Ramaj