Telenews

QEVERIA E KOSOVËS: MEDIAVE DHE PUNËTORËVE MEDIALË DO JU KRIJOJMË AMBIENT SA MË TË SIGURT

Qeveria e Kosovës në ditën Botërore të Lirisë së Shtypit u ka premtuar medieve dhe punëtorëve medialë t’ju krijojnë ambient sa më të sigurt dhe të përshtatshëm.
“Do të vazhdojmë të angazhohemi me përkushtim që mediave dhe punëtorëve medialë t’ju krijojmë ambient sa më të sigurt dhe të përshtatshëm, në mënyrë që ata të ushtrojnë të lirë dhe të papenguar profesionin e tyre”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.
Indeksi Botëror i Lirisë së Shtypit për vitin 2022, i publikuar nga organizata Reporterët pa Kufij, e rendit Kosovën në vendin e 61-të. Kjo është renditja më e lartë e Kosovës ndonjëherë në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit dhe vjen si rezultat i përmirësimit për 17 vende.
Qeveria thotë se i gëzohet përparimit të lirisë së medieve duke e konsideruar atë sukses të përshtatshëm.
“Mediat e pavarura, të lira, objektive dhe profesionale janë aleatët tanë në përpjekjet për zhvillimin e shoqërisë së lirë e demokratike dhe ruajtjen e saj. Këtë vit, falë vullnetit të shumicës parlamentare në Kuvend, për herë të parë, punonjësit medialë janë përfshirë si kategori përfituese për ndihmë juridike falas”, thuhet në komunikatë.
Kujtojmë se 3 maji shënon Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit që nga viti 1993.

Të ngajshme

Serwer: Për situatën në veri, SHBA po mbështetë 100% Serbinë

Furtuna Zejnullahu

Hoxha: Kurti mund të shkarkohet apo të dorëhiqet

Furtuna Zejnullahu

Borrell: Mirëpres zbarkimin e 700 forcave të NATO-s në Kosovë, qetësia të rivendoset menjëherë

Furtuna Zejnullahu