Telenews

QEVERIA EMËRON BORDIN E ”IBËR LEPENCIT”

Qeveria e Kosovës ka miratuar në mbledhjen e së shtunës 6 emra për anëtar të Bordit të Drejtorëve të ndërmarrjes publike “Ibër Lepenci”.
Kryesues i këtij bordi është emëruar Bajram Mustafa.

Kurse anëtarë janë zgjedhur: Violeta Hoxha, Deniz Dautaj, Valmira Latifi, Avdullah Nishori dhe Myzafer Luhma.
Kryeministri Albin Kurti njoftoi se për këtë pozitë kanë aplikuar 110 kandidatë.
“Në këtë konkurs kanë aplikuar gjithsej 110 kandidatë. Zëvendësuesi i sekretarit të përgjithshëm të ZKM-së e ka caktuar komisionin rekomandues prej 7 anëtareve,. Ky komisioni I monitoruar nga partneri zbatues I BDO-së nga 10 deri më 14 janar 2022 I ka shqyrtuar aplikacionet e aplikuesvedhe iu ka përzgjedhur listën e ngushtë prej 59 kandidatëve për intervistë. Kjo listë është dërguar për verifikim në KQZ dhe te Thesari i Republikës së Kosovës. Të gjithë kandidatët që nuk janë përzgjedhur në listën e ngushtë kanë mundur që të paraqesin ankesë prej 30 ditësh. Afati për ankesa është mbyllur me 17 shkurt 2022. Kanë qenë gjithsej 14 ankesa. Janë aprovuar 9”, ka thënë ai.

Të ngajshme

Pacolli reagon pas arrestimit të ish këshilltarit të tij

Donat Hashani

Tronditëse: Dorasi thotë se u pagua nga Naim Murseli për vrasjen e gruas së tij

Donat Hashani

E pabesueshme: Arrestohet Naim Murseli bashkë me një person tjetër për vrasjen e gruas, Liridona Murselit

Donat Hashani