Telenews

Qeveria hesht për Liqenin e Badovcit, meqë s’ka mundësi për përfitime milionëshe, thotë Tahiri

Një pjesë e madhe e lagjeve të Komunës së Prishtinës nuk mund ta përdorin për pije apo gatim ujin që vjen nga Liqeni i Badovcit, meqë niveli i elementit kimik mangan është shumë i lartë.

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, e ka ngritur si shqetësim problemin me ujin e pijshëm që vjen nga Liqeni i Badovcit në Komunën e Prishtinës, duke nënvizuar neglizhencën e Qeverisë së Kosovës në raport me këtë problematik.

“Kanë kaluar javë që një pjesë e madhe e lagjeve të Kryeqytetit nuk mund ta përdorin për pije apo gatim ujin që vjen nga Liqeni i Badovcit. Është hera e dytë brenda këtij viti që qytetarët e Prishtinës përballen me një problem të tillë. Menaxhimi i ujërave të pijshëm në Kosovë është përgjegjësi e Qeverisë”, ka shkruar ai në platformën sociale, Facebook.

Tahiri ka thënë se asnjë zyrtar i Qeverisë së Kosovës nuk është marrë me këtë çështje, meqë sipas tij, në këtë temë kërkohet kompetencë dhe se nuk ka shumë “mundësi për përfitime milionëshe”.

“Por, kur bëhet fjalë për faljen e borxheve të shfrytëzimit të ujit nga disa kompani të papërgjegjshme, të cilat nuk i kanë kryer detyrimet ndaj shtetit, aty e gjeni praninë e fuqishme të zyrtarëve dhe ministrave të kësaj qeverie”, ka shtuar ai duke dhënë si referencë aferën e ambalazhuesve të ujit dhe keqpërdorimet milionëshe në Ministrinë e Infrastrukturës për të cilën raportoi Albanian Post.

Të ngajshme

Senatorët amerikanë i kërkojnë qeverisë së re serbe normalizim raportesh me Kosovën –

KushtrimGuraj

Autostrada Prishtinë–Gjilan: Projekti që kaloi nëpër gjashtë qeveri dhe ende s’u përfundua

KushtrimGuraj

Dhunë fizike ndaj një gruaje në Viti, arrestohen bashkëshorti dhe vëllai i saj

Rrezarta Ramaj