Telenews

Qeveria i dha mbi 4 milionë por problemet vazhdojnë: Minatorët e Trepçës ende pa pagat e korrikut

Nga menaxhmenti i Ndërmarrjes “Trepça”, kanë konfirmuar për KosovaPress se minatorët kanë marrë pagat për muajin qershor, mirëpo jo edhe për muajin korrik.

Ndërkaq, Qeveria e Kosovës javën e kaluar nga Pakoja për Ringjallje Ekonomike ka ndarë mbi 4 milionë euro për pagat e minatorëve, në mënyrë që të tejkalohet kriza aktuale.

Të njëjtit patën paralajmëruar protestë për realizimin e kërkesave të tyre, mirëpo kjo u anulua pas subvencionit të Qeverisë me miliona euro për minatorët e Trepçës.

 

Në anën tjetër kjo kompani ka pezulluar nga puna pesë punëtorë me arsyeje “shkelje të detyrave të punës”./Telenews/

Të ngajshme

I dyshuari për vrasjen e 29-vjeçarit në Gjilan i njohur për organet e rendit

Rrezarta Ramaj

LAJMI I FUNDIT: Policia konfirmon vrasjen në Pogragjë të Gjilanit

Rrezarta Ramaj

Ribashkohet çifti i BBVK, mesazhi i Lelës për dashurinë me Leon merr vëmendjen

Rrezarta Ramaj