Telenews

Qeveria i kundërpërgjigjet QUINT-it për shpronësimet në Veri: Konstatuat në mënyrë të gabuar gjendjen faktike

Qeveria e Kosovës i ka reaguar shteteve të QUINT-it të cilët nuk u pajtuan rreth vendimit për shpronësimin në veri të Kosovës.

Në njoftimin e ekzekutivit thuhet se shprehin keqardhje për Deklaratën e shteteve të QUINT-it, Bashkimit Evropian dhe  Organizatës për Bashkëpunim dhe Siguri në Evropë (OSBE),  lidhur me vendimin e datës 30 maj mbi shpronësimin e pronës së paluajtshme në disa komuna në veri të Kosovës.

“Deklarata në fjalë, konstaton në mënyrë të gabuar gjendjen faktike dhe bën vlerësim ligjor të pabazuar në argumente”, thuhet ndër tjerash në njoftim.

Tutje në reagim theksohet se me propozim të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ka filluar procesin e shpronësimit të pronës së paluajtshme në disa komuna të Republikës së Kosovës sipas Ligjit në fuqi për Shpronësimin, me qëllim të ndërtimit të projekteve infrastrukturore.

 

Të ngajshme

Më 22 shtator dëshmitari i ri i mbrojtjes në rastin Thaçi dhe të tjerët

Valjeta Turkaj

Antiplumbë, uniforma, karikatorë e AK-47 gjenden në Zveçan, dyshohet se i përkasin një të kërkuari për rastin “Banjska”

Valjeta Turkaj

“Në Google e gjeni”: Avokati i Thaçit tallet me prokurorin për një fotografi të Thaçit me Demaçin

Valjeta Turkaj