Telenews

Tërmetet në Venezuelë: Nxirren nga rrënojat dy të mitur

Dy djem 11-vjeçarë janë shpëtuar veçmas nga rrënojat e ndërtesave të shembura, brenda pak orësh nga njëri-tjetri, pas tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën.

Pamjet filmike të djalit të parë, të identifikuar si Moises, tregojnë momentin kur ai nxirret nga rrënojat e shtrembëruara. Sytë i ishin mbuluar për ta mbrojtur nga drita e fortë e diellit, ndërsa ekipet e shpëtimit e pritën me duartrokitje, shkruan BBC.

Vetëm disa orë më vonë, presidentja e përkohshme, Delcy Rodriguez, njoftoi se ishte shpëtuar edhe një tjetër djalë 11-vjeçar. Ajo publikoi në platformën X një video ku ai shihet duke u transportuar me barelë poshtë një grumbulli të madh rrënojash.

Që nga tërmetet me magnitudë 7.2 dhe 7.5 që goditën vendin të mërkurën, autoritetet kanë konfirmuar të paktën 1.430 viktima, ndërsa dhjetëra mijëra persona vazhdojnë të rezultojnë të zhdukur.

Kanë kaluar tashmë më shumë se 85 orë nga tërmeti i parë, por ekipet e kërkim-shpëtimit nuk e kanë humbur shpresën. Sipas tyre, ende ka mundësi që njerëz të jenë gjallë nën rrënoja, veçanërisht nëse kanë pasur qasje në ushqim dhe ujë.

Të ngajshme

Djalit i vdes babai, mes gjërave të tij gjen dy pistoleta “Zastava” dhe 14 fishekë – njofton Policinë në Novobërdë –

KushtrimGuraj

Haradinaj për protestat në Shqipëri: Na dhemb sikur ta kishim në familje –

KushtrimGuraj

Austria ndan nga 500 euro për çdo fëmijë të lindur nga viti 2027 –

KushtrimGuraj