Telenews

QEVERIA KA KOHË EDHE SOT DERI NË KËTË ORË, PËR PROJEKTLIGJIN PËR TËRHEQJE TË MJETEVE NGA TRUSTI

Qeveria e Kosovës ka kohë që sot deri në ora 16:00 të japë një mendim rreth projektligjit për tërheqjen e mjeteve nga Trusti.
Në rast se kjo nuk ndodh projektligji do të kthehet në Kuvend dhe do të trajtohet sipas procedurës për miratimin e ligjeve.
Kështu bëri të ditur deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu.
“Sipas procedurës parlamentare për miratimin e ligjeve Qeveria ka afat 30 ditor për të dhënë mendimin për projektligjin, do të thotë deri sot në ora 16:00”.
“Pas ditës së 30-të projektligji kthehet në Kuvend në procedurë parlamentare dhe trajtohet sipas procedurës për miratimin e ligjeve në lexim të parë dhe të dytë. Respektivisht nga nesër projektligji vjen në Kuvend dhe iu shpërndahet deputetëve”.
Në rast se ky projektligj, i propozuar nga PDK-ja, kalon qytetarëve do t’iu mundësohet tërheqja deri në 30 për qind e mjeteve nga Fondi i Kursimeve Pensionale.
Ideja edhe për një tërheqje të mjeteve nga Trusti solli përplasje ndërmjet deputetëve të pozitës dhe opozitës.
Deputeti i PDK-së theksoi se beson se projektligji do të kalojë.

Të ngajshme

Zemaj thotë se LDK është “absolutisht” e gatshme për zgjedhje

KushtrimGuraj

Rusia i pranon gabimet gjatë mobilizimit të rezervistëve

KushtrimGuraj

“E kanë kallë Kosovën për pushtet”, gazetari Ridvan Berisha përplaset keq, autori e ndërpret emisionin

KushtrimGuraj