Telenews

Qeveria Kurti nuk siguroi asnjë njohje për Kosovën, kritikohet MPJD

Më katër shtator janë bërë 4 vjet që Republika e Kosovës nuk ka pasur asnjë njohje të re nga vendet mosnjohëse. Njohja e fundit në vitin 2020 ka ardhur nga Izraeli. Për ish diplomatin, Blerim Canaj njohjet e reja nuk kanë qenë fokus i kësaj Qeverie e në veçanti i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Më 4 shtator të vitit 2020, ishte njohja e fundit për Republikën e Kosovës nga një shtet tjetër.

Që nga ajo kohë, nuk është siguruar asnjë njohje tjetër.

Kësisoj, pesë shtetet mos-njohëse po vazhdojnë të mbajnë pozicionin e njëjtë.

Për ish ambasadorin Blerim Canaj, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës është e pafokusuar këtë drejtim.

Canaj thotë se prioritet për këtë ministri ka qenë diaspora të cilët i shohin si vota.

Edhe për njohësin e zhvillimeve politike, Visar Xani, fajtor për këtë është politika e jashtme.

Më 4 shtator të vitit 2020, shteti i fundit që e njohu Kosovën ishte Izraeli.

Të ngajshme

Trump e lidh takimin me Putinin me sigurimet për marrëveshjen me Ukrainën

KushtrimGuraj

Haziri: Do ta jepja një votë, por u pa që janë larg numrit 60

KushtrimGuraj

S’KA NUMRA: ‘Kurti 3’ nuk e kalon provën e shumicës

KushtrimGuraj