Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot mbledhje elektronike, në të cilën ka ndryshuar dhe plotësuar vendimin e qeverisë nr. 06/143 të 28.04.2017, i ndryshuar dhe plotësuar me vendimin e qeverisë nr. 16/48 të 7.12.2020, vendimin nr. 02/54 të 12.01.2022 dhe me vendimin nr. 04/70 të 21.04. 2022.
Sipas këtij plotësimndryshimi:
Pika 2 e vendimit të cekur më lartë zëvendësohet si në vijim: “Mandati i Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Dhunuar gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës është deri më 15 maj 2028”.
Pas pikës 2. të vendimit të cekur më lart shtohet pika 2.a. me tekst si në vijim: “Afati për të parashtruar kërkesën për njohjen e statusit të viktimës së dhunës seksuale gjatë luftës zgjatet deri më 15 maj 2027”.