Telenews

Qeveria thotë se nuk do t’i ekzekutojë pagat e shtatorit për grevistët

Qeveria e Kosovës nuk do t’i ekzekutojë pagat për grevistët.

Kështu tha zëdhënësi i Qeverisë Përparim Kryeziu.

Kryeziu tha se pagat në sektorin publik janë ekzekutuar për zyrtarët kanë dalë në punë dhe kanë kryer detyrat dhe përgjegjësitë e tyre.

“Për muajin shtator, pagesat në sektorin publik janë ekzekutuar për zyrtarët të cilët kanë dalë në punë dhe kanë kryer detyrat dhe përgjegjësitë e tyre. Paga mujore është kompensim për punë. Në raste të grevave, kjo çështje përcaktohet në ligjin për Greva” – tha Kryeziu.

Në anë tjetër nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës thanë se presin që pagat të dalin sot gjatë ditës.

Të ngajshme

Kurti dhe Ulutas zhvilluan takimin lamtumirës

Rrezarta Ramaj

Kurti: Serbia s’ka dorëzuar dokumentacionin kadastral, pavarësisht marrëveshjes së vitit 2011

Rrezarta Ramaj

E rëndë, ndërron jetë 7-vjeçarja nga Peja që e zuri dollapi

Rrezarta Ramaj