Telenews

“Qielli i Shqiponjave 2026” përmbyllet me sukses, FSK vlerëson kadetët për përgatitje në terren

Forca e Sigurisë së Kosovës ka përmbyllur me sukses aktivitetin praktik “Qielli i Shqiponjave 2026”, pjesë e vlerësimit për kadetët e Qendrës për Studime Universitare për vitin akademik 2025/2026.

Gjatë një periudhe nëntëditore në rajonin e Gjakovës, kadetët e FSK-së kanë zhvilluar ushtrime intensive në nivel togu dhe kompanie, duke realizuar operacione dhe skenarë të ndryshëm ushtarakë në terren.

Sipas FSK-së, aktiviteti ka përfshirë planifikimin dhe ekzekutimin e operacioneve, ushtrime taktike, koordinim mes njësive dhe vendimmarrje në kushte dinamike, me qëllim forcimin e aftësive profesionale dhe udhëheqëse të kadetëve.

Autoritetet e FSK-së kanë vlerësuar lart angazhimin e pjesëmarrësve, duke theksuar rëndësinë e këtyre trajnimeve në ngritjen e kapaciteteve dhe disiplinës ushtarake të gjeneratës së re.

Të ngajshme

Prokurori Ersan Qavolli avancohet në Kryeprokurorinë e Shtetit

Yllka Gashi

“Ky vend e tradhtoi Hashim Thaçin”, Rama nga SHBA: Nuk u bë më mira për George Washington-in e Kosovës

Yllka Gashi

Përmbyllet gara tradicionale “Ujku Garues 2026”, morën pjesë 20 ekipe nga njësitë e FSK-së

Yllka Gashi