Telenews

Qipro do të përfaqësohet në “Eurovision 2022” me këngën e realizuar nga treshja shqiptare, Fifi, Yll Limani dhe Fatjon Miftari

Shqiptarët po arrijnë të shtrijnë sukseset e tyre përtej kufive.

Së fundi, dy këngëtarë nga Kosova kanë realizuar një sukses tjetër.
Bëhet fjalë për Yll Limanin dhe Fifin, ku dyshja kanë krijuar melodinë e këngës së Qipros në “Eurovision 2022”.
Këtë e ka bërë të ditur vet Limani në një postim të shpërndarë me ndjekësit në Instagram.
“Unë dhe Fifi krijuam melodinë për këngën e Qipros në Eurovision 2022, përkrah shumë emrave të mëdhenj të muzikës evropiane”, ka shkruar ai.
Përveç dy këngëtarëve edhe tekstshkruesi Fatjon Miftari ka marrë pjesë në realizim e kësaj kënge.
“Fatjon Miftari e ka bërë producimin. Me fat që kam qenë pjesë e këtij ekipi të mrekullueshëm”, tha më tej Ylli.
Kënga ndërkohë mban titullin “Ela” nën interpretimin e Andromachi që tani është publikuar edhe në YouTube.
Theksojmë që festivali evropian i këngës këtë vit do të mbahet më 10 ,12 dhe14 maj në Torino të Italisë.

Të ngajshme

Dua Lipa mahnit me një fustan të bardhë të veçantë në eventin e ‘Schiaparelli’ në Paris

KushtrimGuraj

Xhuli Nura: E kam lexuar Kuranin në gjuhën finlandeze, i kam studiuar të gjitha fetë

KushtrimGuraj

Livia Brunga reagon për herë të parë pas zhurmës me Mevlanin: S’ka më kthim, por vetëm pasoja

Valjeta Turkaj