Telenews

QKUK jep detaje se si ndodhi rasti i vdekjes së pacientit nga zjarri në Psikiatri

Përmes një postimi në Facebook, QKUK ka thënë se rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00, ku pacienti i cili po qëndronte në njërën nga dhomat e tipit të mbyllur, ku qëndrojnë pacientët përkohësisht, pacientë në gjendje të agresivitetit dhe agjitimit të theksuar psikomotor, jo koshient për gjendjen mendore, i ka vënë zjarrin dhomës, në rrethana të panjohura.

Po ashtu, sipas QKUK-së, ai ka humbur jetën si pasojë e ngufatjes nga tymi.

Nga tymi është helmuar edhe një paciente dhe 2 mjekë e dy infermiere.

QKUK ka njoftuar se rasti po hetohet nga Policia e Kosovës.

Postimi i plotë:

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), njofton se mbrëmë rreth orës 23:00, në Repartin e Urgjencës dhe Intensives Psikiatrike ka ndodhur një zjarr, në njërën nga dhomat e tipit të mbyllur, ku qëndrojnë pacientët përkohësisht, pacientë në gjendje të agresivitetit dhe agjitimit të theksuar psikomotor, jo koshient për gjendjen mendore.

Në të njëjtin Repart, në të njëjtën kohë, dyshohet se një pacient i ka vënë zjarrin në rrethana të panjohura dhomës së tipit të mbyllur, me ç’rast si pasojë e ngulfatjes nga tymi (asfiksioni) ai ka humbur jetën, përkundër përpjekjeve maksimale të stafit shëndetësor për ta shpëtuar pacientin.

Gjithashtu gjatë kësaj kohe, një paciente tjetër ka pësuar shenja të helmimit nga tymi, e po ashtu i tërë ekipi kujdestar, dy mjekë dhe dy infermiere të cilët gjatë ofrimit të ndihmës për pacientin në fjalë dhe evakuimit të pacientëve të tjerë, kanë manifestuar shenja të helmimit nga tymi dhe kanë marrë ndihmë mjekësore në Klinikën Emergjente.

Rasti është duke u hetuar nga njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës.

Të ngajshme

Pse kafeina i mbush me energji disa njerëz, ndërsa të tjerët mezi e ndiejnë? –

KushtrimGuraj

Molla, një frut i pasur me vlera ushqyese

Rrezarta Ramaj

Rreth 1.000 pacientë me sulm në tru trajtohen çdo vit në QKUK

Yllka Gashi