Telenews

Qumështorja Vita subvencionon fermerët kosovar

Qumështorja VITA, pjesë e Devolli Group, si organizata më e madhe e qumështit dhe produkteve të bylmetit në Kosovë, ka filluar të ndihmojë fermerët kosovar duke shtuar kapacitetin e prodhimit për fermerët vendor dhe duke ua garantuar atyre blerjen e qumështit për pesë vitet e ardhshme.

Qumështorja Vita ka bashkëpunuar me fermerët lokal duke i mbështetur ata, e në të njëjtën kohë duke siguruar qumështin nga lopët e rritura në mënyrë natyrale, për të sjellë tek ju gjithmonë qumësht të freskët, cilësor dhe vendor.
Kësaj radhe Qumështorja VITA në bashkëpunim me bankën BKT, vazhdon mbështetjen e të gjithë fermerëve vendor duke rritur kapacitetin prodhues të qumështi në kuadër të projektit për shtimin e lopëve, përmes kredisë për të cilën Qumështorja VITA do ta subvencionojë kamatën për 3 vjet.
Gjithashtu Qumështorja VITA, garanton blerjen e qumështit nga këta fermerë për 5 vitet e ardhshme.
Për vitin e parë, të fillimit të këtij projekti, Qumështorja VITA do të mbulojë 1000 krerë lope për fermerët vendor. Kjo mënyrë e bashkëpunimit do të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme.
Për këtë projekt Qumështorja VITA sot nënshkroi kontratën e bashkëpunimit me bankën BKT për të filluar këtë investim shumë të nevojshëm për fermerët.
Devolli Group me seli në Pejë, ka filluar të përpunojë qumështin VITA më 19 nëntor 2003. Qumështi VITA është qumështi i parë në Kosovë, i përpunuar me teknologjinë më moderne UHT (në temperaturë ultra të larta) dhe i paketuar me ambalazhin e Tetra Pakut. Cilësia, qëndrueshmëria, freskia që ruan qumështi VITA për një kohë të gjatë, kalon gjithmonë përmes sistemit UHT, dhe për këtë fakt Qumështorja VITA tashmë është e njohur gjithandej.
 
 

Të ngajshme

Ekskluzive: Florian Miftari zgjedhet Dekan i Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit në UP

Donat Hashani

Ndahet nga jeta mësuesi i shquar nga Drenasi, Hamdi Kurti

Donat Hashani

Ndërron jetë nëna e Edmond Lajqit, një ditë pasi djali ia vrau renë

Donat Hashani