Në kohët e fundit nuk janë të pakta rastet kur qytetarët po ankohen për cilësinë e dobët të produkteve që shiten në tregun e Kosovës.
Një i fundit ka ndodhur edhe në Komunën e Rahovecit, ku një qytetar ka blerë një produkt ushqimor e njohur si ”Strudle” me origjinë nga Serbia, por me ta hapur, paketimin ai është tronditur pasi ka hasur në një tufë me çime në të.
I tronditur me atë që ka gjetur në këtë produkt, qytetari e ka nisur videon e asaj që ka gjetur në këtë produkt drejt redaksisë së Telenews.al, por që ka dashur të mbetet anonim.
Qytetari ka treguar se ngjarja ka ndodhur në një prej supermarketeve të njohura (emër i njohur për redaksinë) në vendin tonë në pikën në qytetin e Rahovecit dhe në vijim gjeni videon e rastit që ka ndodhur. /Telenews.al/

