Pamje shqetësuese vijnë nga reparti i Ortopedisë, ku pacientë të shumtë shihen duke pritur në korridore për të kryer fotografime dhe për të vazhduar procedurat e nevojshme para ndërhyrjeve kirurgjikale.
Korridoret janë të mbushura me pacientë, të cilët presin në radhë për të marrë shërbimet shëndetësore. Kjo situatë po krijon vështirësi për pacientët, veçanërisht për ata që kanë nevojë për trajtim dhe ndërhyrje operative.
Pamjet nga ky repart rikthejnë vëmendjen te pritjet e gjata dhe kushtet me të cilat përballen pacientët në institucionet shëndetësore në Kosovë.
Deri më tani, nuk ka informacione të konfirmuara lidhur me arsyet e krijimit të këtyre radhëve.


