Telenews

Rakiq Kurtit: Mos na folë më serbisht

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti kohë pas kohe preferon që t’u drejtohet serbvëve të Kosovës me porosi nëpërmjet videove.

Ai këtë e bën kur do të çojë një mesazh të caktuar ndërkohë që nuk është i pranishëm në zonat kosovare ku jetojnë serbët.

Kurti vetë ka bërë me dije  se ka kërkuar të takojë priftërinjtë e Manastirit të Deçanit por ata kanë refuzuar një takim të tillë.

Kështu që, edhe pse e kishte shpallur dialogun me serbët e Kosovës si prioritet të tij për dallim nga dialogu me Beogradin që nuk e konsiderontë të tillë, Kurtit kjo nuk i ka ecur shumë.

Kështu Kurti ka zgjedhur të flas me serbët nëpërmjet videove. Por, serbishtja e saktë e Kurtit  duket se nuk po  u pëlqen zyrtarëve të Lisës Srpska.

Kryetari i saj Goran Rakiq sot ka kërkuar që Kurti mos t’u flas më serbisht.

“Mos të na drejtohet më në serbisht, sepse porosia është e qartë, le të flas në gjuhën amëtare të tij” ka thënë Rakiq.

Të ngajshme

Nagavci: Arlinda paralajmëroi se mund t’i merrej jeta, institucionet të japin përgjigje konkrete

Rrezarta Ramaj

Ligji për Specialen, Presidentja përdori këtë arsyetim për kthimin e tij në Kuvend

Rrezarta Ramaj

Ministria e Arsimit hap thirrjet për pesë skema të bursave studentore

Rrezarta Ramaj