Telenews

Rama: Biçikletat e reja janë përdorur mbi 4 mijë herë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se biçikletat e Prishtina Bikes janë përdorur mbi 4 mijë herë që nga lansimi i projektit.

Ai ka thënë se janë krijuar mbi 5 mijë llogari në aplikacionin nextbike, që thotë se tregon interesimin e shtuar.

“Që nga lansimi i projektit, në vetëm 30 ditët e para, biçikletat e Prishtina Bikes janë përdorur mbi 4,000 herë , duke dëshmuar interesin e madh të qytetarëve për këtë mënyrë të qëndrueshme transporti.

Përveç kësaj, janë krijuar 5,154 llogari të reja në aplikacionin nextbike , që tregon për interesim të shtuar në përdorimin e biçikletave , duke sjellë përfitime për shëndetin, mjedisin dhe uljen e trafikut  në kryeqytet”, ka shkruar Rama.

Të ngajshme

Kryeministri belg i dërgon mesazh Kurtit: Synojmë lidhje më të forta ekonomike me Kosovën –

KushtrimGuraj

Djalit i vdes babai, mes gjërave të tij gjen dy pistoleta “Zastava” dhe 14 fishekë – njofton Policinë në Novobërdë –

KushtrimGuraj

Haradinaj për protestat në Shqipëri: Na dhemb sikur ta kishim në familje –

KushtrimGuraj