Telenews

Rama dhe Mehaj bëhen qull: As shiu nuk na ndaloi të krijojmë kujtime të paharrueshme

As moti me shi nuk e ndaloi parakalimin e ushtarakëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës së bashku me fëmijët nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri tek sheshi “Skënderbeu”, me rastin e Ditës së Çlirimit të Prishtinës.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama doli në atë ngjarje derisa theksoi se as shiu nuk e ndaloi të bëhen një komunitet i bashkuar dhe të krijojnë kujtime të paharrueshme.

“Sot, patëm nderin të organizojmë një paradë të veçantë për fëmijët, në bashkëpunim me Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK), dhe dua të ndaj me ju emocionin dhe krenarinë time për këtë ngjarje të mrekullueshme.

Është gjithmonë frymëzuese të shoh entuziazmin dhe gëzimin e fëmijëve, sepse ata janë shpresa jonë e së ardhmes, dhe dua të theksoj se as shiu nuk na ndaloi të bëhemi një komunitet i bashkuar dhe të krijojmë kujtime të paharrueshme.

Unë dhe Ministri i Mbrojtjes, zoti Armend Mehaj, i pritëm me kënaqësi fëmijët në sheshin “Skënderbeu”, dhe bashkë e përfunduam paradën me energji dhe entuziazëm”, shkruan Rama.

Të ngajshme

E rëndë në Itali, 10-vjeçari shqiptar humbi jetën teksa po luante pranë shatërvanit

Valjeta Turkaj

Clinton dërgoi vetëm dy emaile në jetë – njëri për ushtarët amerikanë që po e bombardonin Serbinë

KushtrimGuraj

Pezullohet tenderi i QKSUK-së, kompanitë e eliminuara ankohen për padrejtësi

KushtrimGuraj