Telenews

Rama: Do t’i heqim plotësisht tarifat doganore me Kosovën

Tarifat doganore të Shqipërisë me Kosovën do të hiqen, duke filluar me ato bujqësore, tha të dielën kryeministri shqiptar, Edi Rama, të dielën.
Këtë deklarim, kryeministri shqiptari e bëri gjatë vizitës në disa kompani kosovare.
Ai ka kërkuar që edhe Qeveria e Kosovës të ndërmarrë hapat e njëjtë.
”Ne kemi bërë një plan që do t’i heqim krejt tarifat doganore me Kosovën, do t’i heqim plotësisht. Dëshirën e kemi që të bëhet bilaterale me Qeverinë e Kosovës, por ne do ta bëjmë, ata kanë kërkuar më shumë kohë për ta analizuar. Kështu ne do t’i heqim tarifat për gjithë çfarëdo vijë nga Kosova, përjashto atë të skanimit se ajo është e trashëguar dhe s’lëviz por në gjithë pjesën tjetër më nuk do të ketë më tarifa për të gjithë ata që do eksportojnë nga Kosova në Shqipëri”, tha Rama.
”Anasjelltas duhet ta bëjë Qeveria e Kosovës por nëse Qeveria e Kosovës do më shumë kohë për ta studiuar, ne do ta bëjmë gjithsesi, sepse ne nuk duam që ta kemi pa tarifa për Ballkanin e Hapur e mos ta kemi me Kosovën, është e pakuptimtë”, ka deklaruar ai.
Rama erdhi në Kosovë një ditë para mbajtjes së mbledhjes së dy qeverive, e cila do të mbahet nesër në Prishtinë.

Të ngajshme

Sa njerëz e shfrytëzojnë ChatGPT-në gjatë javës?

Rrezarta Ramaj

19-vjeçari gjendet pa shenja jete në Nikaj të Kaçanikut, policia nis hetimet

Rrezarta Ramaj

Dy orë prej kur filloi, ende po vijon takimi Kurti-Hamza

Rrezarta Ramaj