Telenews

Rama: Dyfishohet mbështetja ekonomike për fëmijët dhe të rinjtë me aftësi të kufizuara

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se mbështetja ekonomike për fëmijët dhe të rinjtë me aftësi të kufizuara është dyfishuar, ndërsa nga kjo masë pritet të përfitojnë rreth 11 mijë persona.

Gjatë një vizite në Qendrën Sociale “Jonathan”, Rama tha se Plani Kombëtar i Veprimit për Personat me Aftësi Ndryshe 2026-2030 parasheh rritje të mbështetjes financiare, më shumë shërbime në komunitet, si dhe përmirësim të qasjes në arsim, punësim dhe rehabilitim.

Ai bëri të ditur po ashtu se shteti do të mbulojë sigurimet shoqërore dhe shëndetësore për nënat që kujdesen për fëmijët me aftësi të kufizuara.

Sipas Ramës, kjo masë synon të lehtësojë barrën e familjeve dhe të sigurojë mbështetje më të madhe për kujdestarët.

Të ngajshme

“Turp historik”, Muharremi kritikon mungesën e krerëve të institucioneve në Marshin për Liri

Yllka Gashi

Vendlindja e Veselit: Flamuj mirëseardhjeje për kthimin e Lulit

Yllka Gashi

Pse burrat jetojnë më pak se gratë?

Yllka Gashi