Telenews

Rama ju lutet bizneseve dhe administratës publike që sot ti lëshojnë punëtorët më herët!

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka dalë në terren për të parë situatën pas vërshimeve nga reshjet e shiut që kapluan kryeqytetin të dielën mbrëma.

Ai ka bërë të ditur se kanë krijuar shtabin e krizës për menaxhimin e situatës ditëve në vijim.

Më tej, ai ka bërë thirrje ndaj qytetarëve që të shmangin përdorimin e automjeteve gjatë pasditës dhe ka sugjeruar institucionet publike dhe private të lirojnë punëtorët më herët nga puna.

“Lutim qytetarët që të shmangin përdorimin e automjeteve gjatë pasdites dhe sugjerojmë që institucionet publike dhe private të lirojnë punëtorët më herët nga puna, për të shmangur trafikun e rënduar në orët e pasdites meqë parashihen shira me intensitet të lartë sikur dje”, ka shkruar Rama në Facebook.

Të ngajshme

Startech24.com – Teknologjia dhe produktet që ju duhen, vetëm një klikim larg

Rrezarta Ramaj

Hamza: Nuk dorëzohemi, angazhohemi për kthimin e ish-krerëve të UÇK-së

Rrezarta Ramaj

Familjarët të pakënaqur me dënimin prej 10 vjetësh ndaj Gjokoviqit: Ku është drejtësia?

Rrezarta Ramaj