Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se qeveria po përpilon një plan për kursimin e energjisë dhe hidrokarbureve. Në këtë plan që pritet të shpaloset në ditët në vijim, parashikohet që të ketë ditë të veçanta pa makina, si dhe në sektorë të ndryshëm në 3 ditë të javës të punohet nga shtëpia.
“Ndërkohë që diskutojmë çmimet këtu rreziku është mungesa. Pavarësisht se do ta blesh nuk e gjen. Agjencia e Energjisë sot ka paralajmëruar mundësinë e shokut më të madh të furnizimit me naftë ndër dekada. Ajo që unë kam kuptuar më shumë duke marrë informacionet e nevojshme. Ajo së cilës me gjasë i referohem me dekada është kriza e 74-ës, kur ne ishim në bunker, por kur bota ka kaluar një moment kritik të furnizimit me naftë. Agjencia ka nxjerrë një plan me 10 pika ku janë 2 gjëra që ne kemi diskutuar mes nesh, por që natyrisht i kemi mbajtur që të mos na hidhen në fyt. Është problem i madh kur njeriu nuk do të pranojë faktetet. Ai që nuk pranon faktet është problem.
E ndeshim në jetën e përditshme. Kur qeveria flet për krizë është problem i madh. Agjencia flet për një gjë që ne do e bëjmë dhe faktikisht do të bëjmë një mbledhje, që ta bëjmë ditën e hënë pa makina, nëse vendosim kështu. Por do të vijë gradualisht, e diela pa makina, për të kursyer. Ose të flasim për 3 ditë mos vajtje në punë si me COVID-in, për shkak kursimi. Kjo është situa. Arsyeja se përse bëmë atë vizitë në Dubai ishte për të parë mundësitë e grantimit të furnizimeve. E dëgjuat drejtpërdrejt nga Princi i Kurorës, që gjërat që lidhen me furnizimin me naftë nuk janë mirë. Rritja e çmimeve është vetëm pjesa e parë e filmit të mundshëm.
Në një moment të caktuar, mund të ndodhë që të mos ketë mjaftueshëm naftë. Sidoqoftë në rastin konkret këtë fond e kemi vendosur dhe avokati i popullit me 4 rrota e ka përshëndetur i pari këtë. Do ta vendosim në dispozicionin tuaj. Sektori juaj do të ishte në kushtet e një kolapsi total. Ne na intereson që të gjithë njerëzit që përdorin autobusin të mos kenë probleme. Duhet të ulemi të bisedojmë një zgjidhje afatmesme”, tha Rama.