Telenews

Rama në mbështetje të gazetarëve: Të ruhet demokracia!

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar lidhur me sulmet, montazhet denigruese dhe kërcënimet që, sipas tij, po përballet gazetari Lirim Mehmetaj.

Në një reagim publik, Rama ka theksuar se sulmet ndaj gazetarëve dhe kundërshtarëve politikë rrezikojnë vlerat demokratike dhe lirinë e shprehjes.

“Sulmet ndaj gazetarëve janë alarm për demokracinë!”, ka shkruar Rama.

Ai ka paralajmëruar se trajtimi i gazetarëve si armiq dhe shënjestrimi i kundërshtarëve politikë mund të dëmtojnë themelet e demokracisë, duke theksuar se pasojat e një procesi të tillë do t’i bartë e gjithë shoqëria.

“Sot mund të jetë gazetari. Nesër kundërshtari politik. Pasnesër secili qytetar që guxon të mendojë ndryshe!”, ka shkruar Rama.

Në reagimin e tij, Rama ka nënvizuar rëndësinë e mbrojtjes së lirisë së shprehjes, duke vlerësuar se liria e fituar me shumë mund po minohet në dimensione të ndryshme.

Ai ka bërë thirrje që të kuptohet rëndësia e ruajtjes së demokracisë dhe e të drejtës së secilit qytetar për të shprehur mendimin e tij pa frikë.

Të ngajshme

Miratohet Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndarjet buxhetore për vitin 2026

Rrezarta Ramaj

Shqipëria mbyll një tjetër kapitull të negociatave me BE-në, Rama: Një hap më pranë anëtarësimit

Rrezarta Ramaj

Disa ditë pas skandalit, Eli Fara rikthehet në skenë me një koncert në Tiranë

Rrezarta Ramaj