Telenews

Rama nga Brukseli: Hapja e të gjithë kapitujve të negociatave, nga ëndërr në realitet

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndodhet në Bruksel, ku po merr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Europian.

Së bashku me komisioneren për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos, dhe ministren e Punëve të Jashtme të Danimarkës, Marie Bjerre, Rama mbajti një konferencë të përbashkët për shtyp.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri theksoi se hapja e të gjithë grup-kapitujve të negociatave ishte, vetëm një vit më parë, një ëndërr e largët, ndërsa sot është bërë realitet.

“Pak kohë më parë dukej e pamundur që të ishim këtu sot, duke çelur të gjithë grup-kapitujt. Ishim në një pikë ku po mësoheshim me sprapsjet, por unë besoj se i gjithë ai rrugëtim na bëri më të fortë, më të vetëdijshëm dhe më të pjekur. Ajo që ishte vetëm ëndërr pak më tepër se një vit më parë, sot është plan pune, është realitet”, tha Rama.

Të ngajshme

AME-ja përditëson të dhënat: Disa rajone sot u përballen me vërshime, disa ishin të qeta

KushtrimGuraj

Gjysmëvjetori i dytë: Nisja e mësimit të hënën ende e pasigurt

KushtrimGuraj

Durmishi njofton për gjendjen e rrugëve pas reshjeve të shiut dhe borës

Erzana Fazliu