Telenews

Rama paralajmëron Qeverinë me dërgim në Kushtetuese

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka paralajmëruar Qeverinë e Kosovës se nëse i bllokojnë bartjen e mjeteve financiare, atëherë do ta dërgojnë çështjen në Gjykatën Kushtetuese, ku është i bindur që do ta fitonte rastin.

Komunat kanë akuzuar së fundmi Ministrinë e Financave për bllokim të të hyrave vetjake të pashpenzuara të komunave. Qeveria ka thënë se nuk ka bërë kurrfarë bllokimi, ndërsa komunat kanë thënë se me bllokim shkelet Ligji për menaxhim të financave publike.

Të hënën, kryeministri Albin Kurti do të zhvillojë një takim me kryetarët e komunave, ndërsa Rama ka thënë se do ta shfrytëzojë këtë takim për të kërkuar edhe një herë zhbllokimin e fondeve nga të hyrat vetanake të pashpenzuara.

Prishtina ka 51 milionë euro të bllokuara, ndërsa 22 milionë prej tyre janë gjatë qeverisjes së Ramës vitin e kaluar, e të tjerat janë nga kryetarët e kaluar.

“Po shpresoj që është keqkuptim, e do ta kemi bartjen prej 51 milionë eurove. Janë fonde të paguara nga taksapaguesit të kryeqytetit. Nuk na dalin këto fonde për çka i duhet kryeqytetit. Nëse i ndalin fondet, nuk kemi rrugëdalje tjetër, përveçse me e çu në Kushtetuese dhe t’i marrim fondet që na takojnë”, ka thënë ai në KTV.

Të ngajshme

Pas inspektimit, ndalohen punimet në një objekt ndërtimi në Prizren

Rrezarta Ramaj

Protesta për Arlinda Zekajn vazhdon për të tretën ditë, protestuesit mblidhen në sheshin e Prishtinës

Rrezarta Ramaj

Rama ‘godet’ Kurtin: Përkundër kryeministrit që s’shkon, ne jemi gjithmonë për bashkëpunim me Prokurorinë

Rrezarta Ramaj