Telenews

Rama pas rrëzimit të drunjëve në Prishtinë: Keni kujdes të shtuar

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se me keqardhje ka pranuar lajmin për vdekjen e 30-vjeçarit, si pasojë e goditjes nga një drunj që është rrezuar në kryeqytet.
Rama i ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes të shtuar nga rreziqet potenciale.
“Njëkohësisht, u bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të kenë kujdes të shtuar nga rreziqet potenciale që mund të shkaktohen nga moti i keq i paralajmëruar për ditët në vijim”, ka shkruar Rama.
Ai gjithashtu i ka shprehur ngushëllime familjes së të ndjerit, dhe të lënduarve i ka uruar shërim sa më të shpejtë.
Një 30 vjeçar ka vdekur pasi i njëjti është goditur nga një drunj që është rrëzuar nga moti i ligë në Prishtinë.
Lajmin është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili ka thënë se bashkë më të edhe një grua është lënduar rëndë.
Ajo është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Mjeku kujdestar, Ejup Govori, ka bërë të ditur për Shqip.com se gjendja e saj është stabil dhe është lënduar në boshtin kurrizor.
 

Të ngajshme

Nagavci: Arlinda paralajmëroi se mund t’i merrej jeta, institucionet të japin përgjigje konkrete

Rrezarta Ramaj

Ligji për Specialen, Presidentja përdori këtë arsyetim për kthimin e tij në Kuvend

Rrezarta Ramaj

Ministria e Arsimit hap thirrjet për pesë skema të bursave studentore

Rrezarta Ramaj