Telenews

Rama: Raportimet se kryeqyteti ka 80 milionë euro borxhe janë të pasakta, krijojnë perceptim të gabuar

Kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama ka thënë se  raportimet e fundit në disa media, ku pretendohet se kryeqyteti ka 80 milionë euro borxhe, janë të pasakta dhe krijojnë një perceptim të gabuar mbi situatën financiare të Komunës.

Këto pretendime  bazohen në detyrime kontingjente, të cilat nuk përbëjnë borxhe të konfirmuara, por janë çështje financiare të lidhura me procese ligjore në pritje të një vendimi përfundimtar”, ka thënë Rama.

Postimi i plotë:

Sqarim për Opinionin Publik mbi Raportimet e Pasakta për Borxhin e Kryeqytetit❗️

Raportimet e fundit në disa media, ku pretendohet se Kryeqyteti ka 80 milionë euro borxhe, janë të pasakta dhe krijojnë një perceptim të gabuar mbi situatën financiare të Komunës. Këto pretendime bazohen në detyrime kontingjente, të cilat nuk përbëjnë borxhe të konfirmuara, por janë çështje financiare të lidhura me procese ligjore në pritje të një vendimi përfundimtar.

• Detyrimet kontingjente nuk janë borxhe!

Detyrimet kontingjente janë pretendime financiare që mund të shndërrohen në obligime vetëm nëse konfirmohen nga vendime gjyqësore përfundimtare. Në rastin e Kryeqytetit, rreth 58 milionë euro nga këto detyrime janë fituar në shkallën e parë të gjykatës, ndërsa pjesa tjetër përfshin procese ende në shqyrtim ose pa vendim të formës së prerë. Si çdo komunë në Kosovë, Kryeqyteti ka të drejtën ligjore të padisë dhe të paditet, por kjo nuk nënkupton automatikisht përgjegjësi financiare.

• Ndikimi i kontratës kolektive në financat e të gjitha komunave

Zbatimi i kontratës kolektive ka krijuar një barrë të madhe financiare për të gjitha komunat, përfshirë Kryeqytetin. Këto detyrime përfshijnë pagesa jubilare dhe shtesa të tjera të përcaktuara në marrëveshjet me sindikatat, të cilat nuk janë pasqyruar në buxhetet komunale nga niveli qendror. Për më tepër, Kryeqyteti ka ngritur këtë çështje vazhdimisht përmes Asociacionit të Komunave të Kosovës, duke kërkuar një zgjidhje institucionale që të mbrojë stabilitetin financiar të komunave.

Të ngajshme

Zyrtari ukrainas: Marrëveshjet po zbatohet, ShBA ka rifilluar ndihmën ushtarake për Ukrainën

KushtrimGuraj

Kurti shkruan sërish për takimin me shefin e NATO’s: Shpreha vullnetin e pathyeshëm që t’i bashkohemi Aleancës

KushtrimGuraj

Kurti: Përherë mirënjohës NATO-s, vullnet i pathyeshëm dhe synim i pandryshueshëm që t’i bashkohemi

KushtrimGuraj