Telenews

Rama reagon përsëri për situatën Kosovë-Serbi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se Kosova dhe Serbia duhet të merren vesh në mënyrë që të zgjidhin problemet mes vete.

Në forumin e medias për Evropën Juglindore, Rama tha se palët për një kohë të gjatë kanë shmangur të pashmangshmen, që sipas tij është të merren vesh.

Për kryeministrin shqiptar, nuk ka rrugë tjetër, pasi vendi i tyre është në komunitetin euroatlantik.

“Mendoj që kanë shmangur të pashmangshmen për një kohë të gjatë. E pashmangshmja është që duhet të merren vesh, nuk ka asnjë rrugë tjetër. Pasi vendi i të dyja shteteve është në komunitetin euroatlantik. Ndoshta më shpejt për njërin e pak më vonë për tjetrin, por ky është vendi i tyre. Nuk mund të ndryshojnë gjeografinë, janë në mes të Evropës, ndaj vendi i tyre është aty. E pashmangshmja është të merren vesh”, deklaroi Rama.

Të ngajshme

Nis ceremonia e betimit të rekrutëve të rinj të FSK-së, të pranishëm krerët shtetërorë

Rrezarta Ramaj

Inspektorati i Punës ndalon punimet në 9 objekte ndërtimi në Prishtinë dhe Ferizaj

Rrezarta Ramaj

Rama kritikon Qeverinë: Kosova nuk ecën drejt Evropës duke ua marrë kompetencat komunave

Rrezarta Ramaj