Telenews

Rama: Rritja e ekonomisë, mundëson rritjen e pensioneve

edi-rama-uron-grate-shqiptare-per-8-mars:-faleminderit-per-gjithcka-qe-beni-cdo-dite

Edi Rama zhvilloi një takim me pensionistët, ku theksoi se zhvillimi ekonomik i vendit mbetet baza kryesore e përmirësimit të kushteve të jetesës. Gjatë fjalës së tij, Rama u ndal tek rritja e ekonomisë shqiptare ndër vite, duke nënvizuar se vendi ka kaluar në një nivel të ri zhvillimi.

Sipas tij, ekonomia shqiptare është rritur ndjeshëm, duke kaluar nga më pak se 10 miliardë euro në mbi 27 miliardë euro aktualisht, shkruan abcnews.al.

Kryeministri i Shqipërisë theksoi gjithashtu se vetëm në periudhën 2024–2025, të ardhurat për frymë kanë shënuar rritje me mbi 1 mijë euro, çka sipas tij dëshmon për përmirësimin e përgjithshëm ekonomik të vendit.

“Thelbi i gjithë këtyre që po them është ekonomia, thelbi i ekonomisë sonë që po na i jep këto mundësi. Lajmi i mirë sot është që kemi kaluar në një tjetër nivel. E kemi marrë vendin nën 10 miliard euro, sot jemi mbi 27 miliard. Vetëm nga 2024-2025, të ardhurat për frymë janë mbi 1 mijë”, tha kryeministri Rama.

Të ngajshme

Pas BBVK, Klodi flet hapur për raportin me Londrimin dhe Elijonën

Blearta

Takim i tensionuar në Shtëpinë e Bardhë midis Trumpit dhe Ruttes

Blearta

Qeveria mban mbledhje elektronike – miraton disa projektligje, përfshirë atë për Energjinë

Valjeta Turkaj